Teuta Nexhipi pensionohet pas 39 vitesh shërbim publik, Gashi shpreh mirënjohje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot Teuta Nexhipi ka përmbyllur rrugëtimin e saj 39 vjeçar në shërbimin publik.
“Me ndjenja të thella respekti dhe mirënjohjeje, sot u mblodhëm për të nderuar znj. Teuta Nexhipi, e cila po e përmbyll me dinjitet një rrugëtim 39-vjeçar në shërbimin publik.
Përgjatë angazhimit të saj në Kuvend, përfshirë edhe kontributin e çmuar në kabinetin tim, ajo ka dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim shembullor ndaj detyrës.
Në emër të Kuvendit dhe në emrin tim personal, i shpreha faleminderim për punën, bashkëpunimin dhe vlerat pozitive që ka mishëruar në çdo përgjegjësi të saj.
Me rastin e pensionimit, i urova shëndet të plotë, paqe dhe suksese në kapitullin e ri të jetës”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

