Deri në qershor pritet të ndërtohen tre garazhe në Klinikë, parkimi do të mund të rezervohet dhe paguhet përmes aplikacionit

Sa i përket çmimeve të parkimit, ai njoftoi se është planifikuar të ketë katër lloje pagesash për parkim për të punësuarit, pacientët ose vizitorët, ndërsa parkimi do të jetë falas për pacientët onkologjikë.

Pasi Qeveria në mbledhjen e fundit dha “dritën jeshile” për ndërtimin e tre garazheve montazhe me kate në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot informoi se shërbimi do të modernizohet dhe se rezervimi dhe pagesa e parkimit do të realizohen përmes aplikacionit ose duke skanuar kodin QR nga udhëzimi, ndërsa parkimi do të jetë falas për pacientët e Klinikës së Onkologjisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button