Aktorja shqiptare padit institucionet për përdorimin e imazhit të saj nga ministrja virtuale Diella

Raportohet se aktorja shqiptare Anila Bisha, imazhi dhe zëri i së cilës përdoret nga ministrja virtuale në Qeverinë e Shqipërisë, Diella, ka ngritur një padi në gjykatë, duke kërkuar që të dhënat e saj të mos përdoren më nga avatari qeveritar, transmeton Anadolu.

Kërkesa për sigurimin e padisë në fjalë është depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, ndërkohë raportohet se aktorja kërkon edhe dëmshpërblim 1 milion euro për “dëmtim imazhi”.

Gjithashtu thuhet se Bisha pretendon se ajo kishte rënë dakord me autoritetet që zëri dhe figura e saj të përdoreshin vetëm për modelin e asistentit virtual të portalit qeveritar e-Albania.

Sipas kërkesë paditë të publikuar në disa media, si palë e paditur janë Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e Shqipërisë (AKSHI) dhe një kompani.

Aktorja kërkon që zëri dhe imazhi i saj të mos përdoren për ministren virtuale Diella, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Kujtojmë se për herë të parë pjesë e kabinetit qeveritar të Shqipërisë është edhe një ministre virtuale e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, që sipas autoriteteve shqiptare do të merret me çështjet e prokurimeve publike.

Përfshirja e ministres virtuale në Qeverinë e Shqipërisë ka shkaktuar debate në vend.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button