Kasami: Transport falas për qytetarët që kanë shlyer gjitha obligimet ndaj komunës

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka promovuar transportin falas për të gjithë qytetarët të cilët kanë shlyer të gjitha obligimet ndaj komunës së Tetovës.

“Transporti falas për qytetarët të cilët kanë shlyer të gjitha obligimet ndaj Komunës së Tetovës, mjafton që ata të aplikojnë në TE KLIK.

Ky vendim synon të shpërblejë përgjegjësinë qytetare dhe njëkohësisht të lehtësojë lëvizjen urbane për kategori të ndryshme të shoqërisë. Ky është një hap konkret drejt një qyteti më funksional dhe më të drejtë, ku përgjegjësia qytetare vlerësohet dhe përkthehet në përfitime reale për qytetarët.

Transportin falas do ta shfrytëzojnë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, institucionet dhe shoqatat të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Tetovës.

Transporti falas dhe shërbimet e digjitalizuara do ta lehtësojnë dukshëm qarkullimin në komunikacion, kurse qytetarët shumë shpejtë dhe lehtë mund të pajisen me bileta!”,ka shkruar Kasami.

https://app.tetova.gov.mk

 

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button