Gashi: Izari zyrtarisht nis mandatin në Këshillin Gjyqësor

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se Sadulla Izari, ka dhënë sot deklaratën solemne si anëtar i Këshillit Gjyqësor. “Sot, Sadulla Izari, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dha deklaratën solemne. Nga ky moment, ai konfirmoi përkushtimin e tij për ushtrimin e detyrës me përgjegjësi, integritet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. I urova suksese në realizimin e mandatit të tij dhe në angazhimin për forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të sistemit gjyqësor”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.



