Afrim Gashi uron Albin Kurtin për mandatin e tretë si Kryeministër i Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për mandatin e tretë.
“Me rastin e formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përcjell urimet më të sinqerta mikut tim, Kryeministrit Albin Kurti, si dhe kabinetit të ri qeveritar. Ky mandat, që nis me besim dhe pritshmëri të mëdha, kërkon qartësi politike, vendosmëri institucionale dhe bashkërendim të ngushtë mes partnerëve. Jam i bindur se Qeveria e re, me Kurtin në krye, do të veprojë me përgjegjësi të lartë në forcimin e sovranitetit, rendit kushtetues, stabilitetit afatgjatë dhe konsolidimit të demokracisë.
Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet partner i afërt dhe i besueshëm i Kosovës, e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik dhe për mbështetjen e plotë të rrugëtimit të saj euroatlantik. Besoj se në këtë kapitull të ri do të dëshmojmë edhe një herë se partneriteti ynë bazohet në besim, miqësi, vizion të përbashkët dhe përkushtim për paqe, siguri dhe zhvillim.
Në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, formimi i institucioneve të reja shtetërore, si zgjedhja e Kryeparlamentares dhe konstituimi i Qeverisë, i japin këtij momenti një simbolikë të veçantë historike dhe politike.
Suksese dhe mbarësi në përgjegjësitë e larta shtetërore”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button