Tirana, 106 vjet kryeqytet i Shqipërisë

106 vjet më parë, Tirana u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi në këtë ditë feste, përmes një statusi në rrjetet sociale: “Gëzuar, Tiranë!”

Vendimi për përzgjedhjen e Tiranës, u mor nga organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920).

Pas vitit 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit. Më 11 shkurt 1920, populli i Tiranës priti me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos në ndërtesën, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912.

Autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi, në marshimin e tyre (që nisi më 6 shkurt), kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, për të mbërritur në Tiranë.

Këshilli i Naltë dhe qeveria, më 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallën atë kryeqytet të përkohshëm.

Më 1922 Tirana u shkëput si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit dhe u bë prefekturë më vete. Më 1923 ajo kishte 12.453 banorë. /TRT Balkan/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button