Rikonstruimi i Qeverisë/Sali: Për pjesën e VLEN-it vendos VLEN-i, por edhe parametrat tjera do të merren parasysh.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në emisionin “Click plus” në TV21 sa i përket rikonstruimit të Qeverisë ka nënvizuar se për pjesën e VLEN-it vendos vet VLEN-i. Porse edhe parametrat tjera do të merren parasysh.
“ Në fakt, vërejtjet janë të dyanshme. Vërejtje mund të kemi gjithë kohës. Ashtu sic kemi brenda, kemi edhe jashtë në funksionim, në respektim të marrëveshjes, në respektim të strukturave politike që e përfaqësojnë qeverinë. Jemi më shumë parti politike. Dhe të gjitha këto do të merren parasysh”, deklaroi Sali.


