Bitcoin shënon një rënie të thellë

Çmimi i Bitcoin ka rënë në nivelin më të ulët në 16 muaj, pavarësisht mbështetjes personale dhe publike të presidentit amerikan Donald Trump për kriptomonedhën.

Një Bitcoin ra në vlerën e 60 mijë dollarëve, niveli më i ulët që nga shtatori i vitit 2024. Rënia erdhi pas muajsh rritjeje, të cilat e bënë kriptomonedhën të arrinte nivelin më të lartë prej mbi 122 mijë dollarësh në tetor 2025.

Investitorët u inkurajuan nga përfshirja e Trump në sektor dhe mbështetja e tij e hapur për kriptovalutat, si dhe premtimet për të lehtësuar legjislacionin në industri.

Me rënien e kësaj jave, çmimet e Bitcoin kanë rënë me 32% në 12 muajt e fundit dhe po i afrohen niveleve të fillimit të vitit 2024 dhe 2021.

Megjithëse çmimet e Bitcoin kanë tendencë të jenë të paqëndrueshme, analistët vlerësojnë se rënia e fundit lidhet me emërimin e kryetarit të Rezervës Federale amerikane.

Disa besojnë se ai do të ndjekë një qasje më “të ashpër”, duke i mbajtur normat e interesit më të larta, ndërsa politika monetare tenton të mbështesë më pak investimet në asete të tilla si kriptovalutat.

Bitcoin është kriptomonedha më e madhe dhe përgjithësisht më e njohura në botë, një formë e parasë dixhitale që nuk kontrollohet nga një institucion financiar i centralizuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button