Ish-zv/ministri rus i Drejtësisë gjendet i vdekur në apartamentin e tij në Moskë

Trupi i ish-zv/ministrit rus të Drejtësisë, Sergei Tropin, u gjet në një apartament në pjesën perëndimore të Moskës, pa shenja dhune, njoftuan shërbimet e emergjencës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass, zyrtarët e emergjencës thanë se trupi i Tropinit u zbulua në banjën e apartamentit.

“Nuk ka shenja të krimit. Shkaku i vdekjes po përcaktohet”, tha një burim për agjencinë Tass.

Tropin shërbeu si zv/ministër i Drejtësisë i Rusisë gjatë viteve 1996-1997.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button