Mandelson jep dorëheqje nga partia laburiste pas publikimit të dokumenteve për Epstein

Lord Mandelson ka dhënë dorëheqje nga Partia Laburiste, duke deklaruar se nuk dëshiron të “shkaktojë më shumë turp” për shkak të lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein.

Vendimi vjen pasi emri i tij u përmend në dokumentet e publikuara së fundmi nga autoritetet amerikane lidhur me Epstein.

Sipas dokumenteve, Epstein dyshohet se i ka bërë Mandelsonit pagesa prej rreth 75 mijë dollarësh gjatë viteve 2003–2004, gjë që ish-ministri e mohon ose thotë se nuk i kujtohet.
Në një letër drejtuar partisë, ai shprehet se e kupton zemërimin publik për rastin.
Mandelson ishte shkarkuar më herët edhe nga posti i ambasadorit britanik në SHBA, pas zbulimeve për marrëdhënien e tij me Epstein.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button