SHBA raporton bisedime “konstruktive” për paqe me Rusinë, Zelensky kërkon “rezultate”

I dërguari amerikan Steve Witkoff ka deklaruar se ka zhvilluar bisedime konstruktive me një përfaqësues rus në Florida, në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Takimi u mbajt të shtunën, vetëm një ditë para se negociatorë ukrainas dhe rusë të pritej të takoheshin në Abu Dhabi për të diskutuar një plan të mbështetur nga SHBA për ndaljen e konfliktit, shkruan “The Guardian”.
“Sot në Florida, i dërguari special rus Kirill Dmitriev mbajti takime produktive dhe konstruktive si pjesë e përpjekjes ndërmjetësuese të SHBA-së për të avancuar një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas,” shkroi Ëitkoff në platformën X. “Jemi të inkurajuar nga ky takim që Rusia po punon drejt sigurimit të paqes në Ukrainë.”
Sipas Ëitkoff, në bisedime morën pjesë edhe sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, si dhe këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Josh Gruenbaum. Asnjëra palë nuk dha detaje mbi temat e diskutuara.
Raundi i dytë i bisedimeve të paqes në Abu Dhabi pritej të niste të dielën, ndonëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kishte sugjeruar më herët këtë javë se ato mund të shtyheshin për shkak të krizës SHBA–Iran. Në fjalimin e tij të mbrëmjes të shtunën, Zelenskyy tha se negociatorët ukrainas po prisnin gjithashtu informacion nga SHBA për takime të mëtejshme.
“Ukraina është e gatshme të punojë në të gjitha formatet e punës,” tha Zelenskyy. “Është e rëndësishme që të ketë rezultate dhe që takimet të zhvillohen. Ne po llogarisim në takime javën e ardhshme dhe po përgatitemi për to.”



