Trafiku i dendur në qendër të Shkupit pritet të ulet për 30%, nisën punimet ndërtimore në bulevardin “Maqedonia”

Sot filluan aktivitetet ndërtimore në bulevardin “Maqedonia”, të cilat sipas autoriteteve prite për 30% të zvogëlojnë trafikun e dendur në qendër të qytetit, përcjell TV21. Do të zbatohen katër faza, e para prej të cilave duhet të përfundojë për 90 ditë. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se procedura e tenderit për fazën e dytë pritet të fillojë javën e ardhshme.

“Në fazën e parë do të ndërtohet për 90 ditë, ndërsa nga java e ardhshme do të nisim tender për fazën e dytë që nënkupton dy rrethrrotullime dhe hyrje në trafikun nëntokësorë, që mos ta humbim kohën do ta nisim fazën e tenderimit, siç thash në 10 ditët e ardhshme dhe menjëherë pas përfundimit të fazës së parë do të nisim fazën dytë, kjo fazë përfshin zgjerim të një pjese këtu dhe rregullim të të gjithë hapësirës. Kanalizim të ri atmosferik dhe 60 puseta të reja që do të thotë edhe ujërat atmosferik i rregullojmë në këtë pjesë të kryeqytetit. Përfshin zgjerim të rrugës “Prolet”, kyçje të re për në rrugën “Boris Trajkovski” dhe një zgjerim dhe trase të re në rrugën “11 tetori””, tha mes tjerash Gjorgjievski.
Ai shpreson që ndërtimi i plotë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button