Shpallen rezultatet përfundimtare nga procesi i rinumërimit të votave në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës ka shpallur rezultatet përfundimtare të rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, informoi për rezultatin e secilit subjekt politik.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjashtë deputetë, Lista Serbe nëntë ulëse dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit me një ulëse.
Shpallja e rezultateve përfundimtare është votuar për të gjitha partitë, përveç atyre të Listës Serbe.
Radoniqi tha se palët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 ore.
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi ka pyetur kryesuesin nëse shpallja e rezultateve përfundimtarë sot nuk përbën shkelje ligjore.



