Afan Elezi i përgjigjet Arbër Ademit: Koha e plagjiateve ka kaluar

Nënkryetari i Alternativës, Afan Elezi, ka reaguar ndaj deklaratave të Arbër Ademit nga BDI, duke ironizuar kërkesën e tij lidhur me strukturat drejtuese të partive të koalicionit VLEN.

Në reagimin e tij, Elezi e quan Ademin “Delçevisti i BDI-së”, duke thënë se ky i fundit ka kërkuar që VLEN të përgjigjet se kush janë disa nga nënkryetarët e partive që e përbëjnë këtë koalicion.

“Arbër Ademi, i njohur si ‘Delçevisti’ i BDI-së, paska kërkuar t’i përgjigjemi se kush janë disa nga nënkryetarët e partive të VLEN-it”, shkruan Elezi.

Ai shton se, duke marrë parasysh kërkesat e vazhdueshme që vijnë nga drejtuesit e BDI-së, ka vendosur të reagojë menjëherë.

“Meqë kryetari i tij Aliu, e tash edhe vetë Arbër ‘Delçevisti’, kanë kërkesa që ndonjëherë ndoshta realizohen, unë vendosa t’i përgjigjem menjëherë”, thekson Elezi.

Në fund të reagimit, nënkryetari i Alternativës përdor një ton kritik dhe ironik ndaj Ademit, duke nënvizuar se praktikat e vjetra politike nuk kanë më vend.

“Lexo pak më tepër Arbër, koha kur bëheshin plagjiate ka kaluar”, përfundon Elezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button