Mourinho, pas mrekullisë ndaj Real Madridit: E dinim se Trubin mund të shënonte

José Mourinho ka komentuar me emocione të forta suksesin spektakolar të Benfikës ndaj Real Madridit, një fitore 4-2 e arritur në sekondat e fundit të ndeshjes dhe që i ka siguruar skuadrës portugeze kualifikimin në “playoff”-in e Ligës së Kampionëve. Protagonist absolut i mbrëmjes ishte portieri Anatoliy Trubin, i cili realizoi golin vendimtar, duke shkruar një faqe të rrallë në historinë e Champions League.
Në prononcimin e tij pas ndeshjes, Mourinho theksoi se goli i Trubin-it nuk ishte një surprizë e plotë për stafin teknik. “E dinim se Trubin mund të shënonte. Disa javë më parë, kundër Portos, ishim duke humbur dhe në minutën e fundit ai shkoi në zonë dhe për pak sa nuk shënoi. E dinim që ky djalë i madh është i aftë të bëjë gjëra të tilla”, u shpreh trajneri portugez. Sipas tij, cilësia e asistit ishte po aq vendimtare sa edhe përfundimi i aksionit.

Mourinho pranoi gjithashtu se goditja e dënimit që çoi te goli i fundit kishte edhe element fati, por shtoi se kënaqësia për fitoren mbetet e njëjtë. “Të fitosh kështu ndaj Real Madridit është diçka e veçantë. Për mua, futbolli shpesh është një ‘déjà vu’, por ajo që ndodhi sot ishte një herë e parë”, deklaroi “Special One”.

Triumfi ndaj një gjiganti si Real Madridi ka rritur ndjeshëm besimin te Benfica, e cila tani sheh përpara me optimizëm fazën tjetër të Champions League, e udhëhequr nga përvoja dhe karizma e José Mourinhos.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button