Anis Mehmeti, zyrtarisht lojtar i ri i Ipswich Town

“Ipswich Town, klub nga Championship-i anglez, ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Anis Mehmeti, nga Bristol City.
Reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë ka bërë kalimin në një klub të ri gjatë ditës së sotme, por mbetet ende pjesë e Championship-it anglez.”
“Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Anis Mehmetit nga Bristol City. 25-vjeçari i bashkohet Bluve për një tarifë të pazbuluar dhe ka nënshkruar një marrëveshje deri në verën e vitit 2029”.
“Një sulmues i gjithanshëm, Anisi transferohet në Portman Road pasi ka shënuar tashmë tetë gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime gjatë gjysmës së parë të sezonit 2025/26 të Sky Bet Championship”, thuhet në njoftim.
Faqja zyrtare e Ipswich Town ka zbuluar gjithashtu se pasi të përfundojë transferimin e tij, Mehmeti do të veshë fanellën me numër 33.
“Jam shumë i emocionuar që kam nënshkruar për klubin. Çdo gjë që klubi po përpiqet të arrijë përputhet me ambiciet e mia dhe kjo flet vetë. Tifozët janë të mrekullueshëm dhe mezi pres të luaj para tyre”, ka thënë Mehmeti pas nënshkrimit.
Ndryshe, Ipswich Town momentalisht zë vendin e tretë në renditje në Championship dhe është njëri nga pretendentët kryesor për t’u ngjitur në Ligën Premier për edicionin e ri.



