I dehur u fut në linjë të kundërt dhe rrezikoi sigurinë në trafik në Tetovë, pranga për 47 vjeçarin

Pak minuta pas mesnate, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë kanë privuar nga liria personin D.M.(47) nga fshati Kamjan i Tetovës.

Zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin “Hyundai” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte D.M. në drejtim të kundërt të korsisë dhe pas marrjes së masave është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1,57 promilë alkool në gjak.

“Pas së cilës menjëherë është përjashtuar nga trafiku dhe është mbajtur në stacionin policor”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj D.M. do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button