MPB e gjeti shoferin që po xhironte veten duke vozitur me 293 kilometra në orë

Ministria e Punëve të Brendshme reagoi pas publikimit të një videoje tronditëse në rrjetet sociale, në të cilën shihet një shofer duke drejtuar një automjet pasagjerësh me shpejtësi të pabesueshme prej 293 kilometrash në orë në autostradën Shkup–Gjevgjeli, në afërsi të Negotinës. Në atë segment të rrugës, shpejtësia maksimale e lejuar është 120 kilometra në orë.

Shoferi, A.D. (36) nga fshati Ellovë, rajoni i Shkupit, u identifikua menjëherë, u gjet dhe u thirr nga policia.

“Ai është sanksionuar në përputhje me dispozitat ligjore”, bëjnë të ditur nga MPB.

Ministria apelon sërish te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, me qëllim ruajtjen e sigurisë së të gjithë qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button