Bora zbardh vendin/ Ndalim qarkullimi për kamionë në Strazhë, Gjavato, Presekë, Mavrovë–Dibër dhe Strugë – ‘Qafë Thanë’

Për shkak të reshjeve të borës, në aksin rrugor Gostivar–Kërçovë përmes qafës malore të Strazhës, nga ora 07:45 është vendosur ndalim qarkullimi për automjetet e rënda transportuese. Ndalim për kamionë është vendosur edhe në qafat malore Gjavato, Presekë, në degën Mavrovë–Dibër si dhe në aksin Strugë – Kalimi Kufitar ‘Qafë Thanë’, njoftuan NP “Makedonijapat” dhe Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht në korsi të lagështa. Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje shkëmbore është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla të dheut apo gurëve.
NP “Makedonijapat” dhe LAMM apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.



