Macroni i përgjigjet Trumpit

Presidenti francez, Emmaneul Macron, ka deklaruar se Evropa preferon respektin ndaj ngacmuesve, si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me çështjen e Grenlandës dhe vetë atë.
“Por ne preferojmë respektin ndaj ngacmuesve… dhe ne preferojmë sundimin e ligjit mbi brutalitetin”, ka thënë Macroni.
Macroni ka folur edhe për rëndësinë e Evropës duke thënë “ndonjëherë është shumë e ngadaltë, sigurisht, dhe duhet të reformohet, sigurisht, por që është e parashikueshme, besnike dhe ku e dini se rregullat e lojës janë vetëm sundimi i ligjit”.
Ai ka shtuar se për të “rregulluar çekuilibrat globale”, Evropa duhet të jetë “shumë më e fortë dhe më autonome”.
“Ne besojmë se na duhet më shumë rritje, na duhet më shumë stabilitet në këtë botë”, ka shtuar ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar të martën një mesazh të Macronit, në të cilin presidenti francez i kërkon të dijë se çfarë dëshiron Trumpi me Grenlandën, dhe e fton atë për një takim në Paris.
Trumpi madje ka thënë se “askush nuk e do më Macronin” duke aluduar në refuzimin e tij për t’u bërë pjesë e bordit të paqes të SHBA-së për Gazën.



