Mësohet se sa do t’i kushtonte Real Madridit firma me Hallandin

Erling Haaland është sërish në qendër të diskutimeve të afatit kalimtar evropian, dhe Real Madridi duket të jetë klubi më i interesuar. Klubi spanjoll e vlerëson jashtëzakonisht sulmuesin norvegjez dhe presidenti Florentino Perez ëndërron të ndërtojë një sulm absolutisht dominues për vitet e ardhshme.
Kombinimi i Haaland me Kilian Mbape do të ishte një goditje historike, por edhe një nga investimet më të shtrenjta në historinë e futbollit. Real Madrid beson se një çift francezo-norvegjez mund të vendosë ndeshje dhe finale vetëm me talentin e tyre, duke e bërë ekipin pothuajse të papërballueshëm.
Problemi kryesor mbetet çmimi i transferimit, i cili nuk do të zbresë nën 200 milionë euro. Man. Siti nuk ka ndërmend të shesë yllin e tyre dhe vetëm oferta jashtë çdo norme tregu do të konsideroheshin. Ky çmim pasqyron jo vetëm aftësitë sportive, por edhe ndikimin e tij mediatik dhe moshën e re për shumë sezone të performancës maksimale. Përveç transferimit, pagat e Haaland janë ndër më të lartat në botë.
Duke përfshirë kontratën, bonuset dhe komisionet, shuma totale e investimit mund të arrijë deri në 500 milionë euro. Real Madrid e ka të qartë se një operacion i tillë do të ketë ndikim të madh financiar, ndaj çdo hap po analizohet me kujdes. Vendimi përfundimtar do të tregojë drejtimin e ardhshëm të klubit.
Florentino Perez e di se këtë lloj mundësie nuk e ka çdo gjeneratë dhe për të ndërtuar sulmin më të fortë në botë duhet të pranohen rreziqe të jashtëzakonshme.



