Kryetari i Antikorrupsionit: Verifikim i gjendjes pasurore të 10 gjyqtarëve, 10 prokurorëve dhe 10 ministrave

“Kemi hapur procedura për dy rastet aktuale që u theksuan nga LSDM në lidhje me furnizimet publike të një firme të dyshuar si e afërt me pushtetin, e cila ka fituar një tender në vlerë prej 9 milionë eurosh, si dhe procedurat për prokurime publike për një firmë të dyshuar si e afërt me drejtorin e SHPPPQ”, deklaroi për Triling kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçull.

I pyetur nëse më në fund KShPK do të tregojë “dhëmbë” dhe do t’u kundërvihet qendrave të pushtetit, Çuçull tha se Komisioni vepron dhe do të veprojë në mënyrë jo selektive.

“Ne jemi para së gjithash një organ parandalues. Kemi në dispozicion mekanizma nga aspekti i parandalimit të korrupsionit dhe, nëse konstatojmë dyshime për keqpërdorime të mundshme, detyra jonë është t’i përcjellim ato te organet e tjera kompetente, të cilat më pas kanë mekanizmat për t’i hetuar këto raste”, tha ai.

Një nga aktivitetet tona të para, shtoi ai, ishte miratimi i planit për verifikimin e gjendjes pasurore për vitin 2026.

“Duke pasur parasysh kritikat e Komisionit Evropian, e kemi rritur numrin e personave që do t’i nënshtrohen kontrollit. Objekt i verifikimit do të jenë kategori të ndryshme funksionarësh dhe funksionarë të profilit të lartë”, tha Çuçull.

I pyetur se cilët janë këta funksionarë, Çuçull tha se bëhet fjalë për ata që janë identifikuar nga Strategjia Kombëtare, përkatësisht nga analiza e rreziqeve të korrupsionit, pra fusha që janë të rrezikshme për korrupsion.

“Objekt i verifikimit do të jenë 10 gjyqtarë, 10 prokurorë publikë, kryetarët e komunave, një pjesë e atyre që janë rizgjedhur, 10 të cilëve u ka përfunduar mandati, 10 deputetë dhe 10 ministra nga përbërja aktuale e Qeverisë”, tha kryetari i KShPK-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button