Situata në Iran më e qetë, por frika nga përshkallëzimi mbetet

Situata aktualisht është mjaft e qetë krahasuar me ditët e mëparshme. Që nga nata e së enjtes, kur pamë që trazirat u përshkallëzuan në dhunë, tani po vërehet gjithnjë e më pak tension.
Ndërkohë, dhjetëra mijëra iranianë u mblodhën të hënën në një tubim masiv në mbështetje të qeverisë.
Udhëheqja po e interpreton këtë si një lloj drite jeshile për të ashpërsuar masat e sigurisë kundër atyre që i quan “trazues” apo “grupe terroriste”. Televizioni shtetëror ka transmetuar pamje të personave të paidentifikuar që mbajnë armë dhe sulmojnë civilë.
Situata duket relativisht e qetë për momentin, por pas komenteve të presidentit Trump, ka paqartësi dhe frikë. Nëse bisedon me njerëzit këtu, ndihet një atmosferë zhgënjimi dhe frike nga një përshkallëzim i mëtejshëm. /Al Jazeera/



