Prokuroria e Kavadarit po heton dy raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve

Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit lëshoi Urdhër për të hapur një procedurë hetimore në dy raste të ndara në të cilat ekzistojnë dyshime për një vepër penale “Përdhunim i një fëmije nën 15 vjeç”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“Në rastin e parë, dyshohen dy të rritur nga Negotina, të cilët së pari kryen veprën penale “Kënaqje e pasioneve seksuale para një tjetri” sipas nenit 190 të Kodit Penal. Ata kishin marrëdhënie seksuale para një fëmije të mitur, i cili i filmoi ata me një telefon celular.
Në korrik të vitit të kaluar, ndërsa fëmija ishte 14 vjeç, njëri nga dy të dyshuarit e kishte nxitur vazhdimisht të miturin të kishte marrëdhënie seksuale me të, për të cilën i kishte dhënë shuma të caktuara parash.
Prokurori Publik propozoi një masë paraburgimi për të dyshuarin për përdhunim të një fëmije, për të cilën kërcënohet me dënim me burg prej të paktën 8 vjetësh.
Prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedurë dhe po propozon një masë paraburgimi kundër një babai nga Kavadari i dyshuar për vepra të tjera seksuale kundër vajzës së tij 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.



