Dogana parandalon kontrabandë të madhe me telefona, ushqime dhe produkte kozmetike

Është parandaluar përpjekje për kontrabandë të madhe: 103 telefona celularë, mbi dy tonelata banane, 500 paketime suplementesh, 400 litra vaj ulliri, 53 litra vaj nga fara e zezë, 24 kilogramë duhan i prerë, rreth 400 produkte kozmetike, mbi 100 parfume të markave të njohura si dhe zogj të gjallë. Drejtoria e Doganave njoftoi se konfiskimet janë kryer në vendkalimet kufitare Tabanoc, Deve Bair, Gjevgjeli dhe Dellçevë, si dhe brenda territorit të vendit gjatë kontrolleve të automjeteve dhe mallrave për import. Në një rast, dy persona janë kapur duke bërë rishkarkim të mallrave nga një autobus në automjete private pa dokumente dhe pa prova për taksat e paguara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button