Kosovë, fillon numërimi i votave të diasporës

Në Kosovë, sot fillon procesi i numërimit të votave të diasporës nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor. Numërimi po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku po trajtohen fletëvotimet e dërguara nga qytetarët e Kosovës që kanë votuar nga jashtë vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të numërohen mbi 27 mijë fletëvotime të diasporës,që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.
Ndërkohë, KQZ-ja ka bërë të ditur se dje ka vazhduar verifikimi i rezultateve të subjekteve politike bazuar në formularët e plotësuar në vendvotime, si dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 11 komuna.
Bazuar në rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një fitore të thellë dhe, sipas të gjitha përllogaritjeve, pritet të formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës, të 10‑tën pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.



