Arrestohen dy shtetas rumunë, u kapën duke vjedhur në një argjendari në Shkup

Dy shtetas rumunë janë arrestuar pasi kryen një vjedhje në një argjendari, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
“Në një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup, zyrtarët policorë arrestuan V.L.P. (19) dhe F.I.P. (19), të dy nga Rumania, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një argjendari në qendrën tregtare,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Siç sqarohet në njoftim, ata kanë hyrë në argjendari dhe kanë kërkuar të shohin stoli ari, ndërsa pasi është nxjerrë një kuti, me përdorim force ua kanë marrë atë të punësuarës dhe janë larguar.
“Menjëherë pas kësaj, pas masave të ndërmarra, në dalje të qendrës tregtare janë kapur dhe privuar nga liria, ndërsa te ta janë gjetur 43 copë stoli ari. Sendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës,” theksuan nga MPB-ja.



