UNRWA: Palestinezët në Gaza po vuajnë nga i ftohti, ndërsa Izraeli kufizon ndihmat

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) njofton se furnizimet e saj janë gati për të hyrë në Gaza, në një kohë kur shira të dendur dhe erëra të forta kanë goditur enklavën palestineze, por autoritetet izraelite nuk po lejojnë aksesin.
Në përditësimin e saj më të fundit operacional, UNRWA bëri të ditur se në kufi janë depozituar pako ushqimore të mjaftueshme për 1.1 milion persona, si dhe miell për 2.1 milion individë dhe furnizime strehimi për qindra mijëra njerëz.
Autoritetet izraelite nuk i kanë dhënë agjencisë viza apo leje hyrjeje për stafin e saj ndërkombëtar në territorin palestinez të pushtuar, përfshirë Gazën, që nga fundi i janarit. Po ashtu, ato vazhdojnë ta pengojnë UNRWA-n që të fusë ndihma humanitare në Rripin e Gazës. /Al Jazeera/



