Nxënësit nga sot në pushim dimëror – në bankat shkollore kthehen më 20 janar

Për rreth 250 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, sot nis pushimi dimëror.

Në mësim do të rikthehen më 20 janar 2026, me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Në pjesën e dytë të vitit shkollor 2025/2026 do të vazhdojë procesi i optimizimit të rrjetit shkollor dhe zbatimi i mësimit me një ndërrim, i cili deri më tani ka përfshirë 200 shkolla.

Në fund të vitit shkollor, në qershor, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore sipas një koncepti të ri, në përputhje me llojin e arsimit.

Mësimdhënësit në muajin mars pritet të marrin rritje të pagave nga 7,5 deri në 10 për qind.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button