Mbi 10 mijë qytetarë turq kanë kërkuar shtetësi të RMV-së

Gjatë katër viteve të fundit, gjithsej 10.500 qytetarë të Republikës së Turqisë kanë dorëzuar kërkesë për të fituar shtetësi maqedonase me bazë prejardhjen maqedonase, njoftoi Radio Evropa e Lirë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se bëhet fjalë për qytetarë turq që duhet të vërtetojnë para institucioneve maqedonase se janë të shpërngulur nga vendi dhe kanë prejardhje etnike maqedonase.

Sipas MPB-së, rritja e ndjeshme e numrit të kërkesave është rezultat i ndryshimeve ligjore të miratuara në vitin 2021, të cilat kanë shtuar interesin për fitimin e shtetësisë maqedonase nga diasporë që jeton në Turqi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button