Zv/kryeministri Sali uron Natën e Madhe të Regaibit, bën thirrje për paqe dhe mirëqenie

Zv/kryeministri i parë i Qeverisë, Bekim Sali, ka përcjellë një urim me rastin e Natës së Madhe të Regaibit, duke e cilësuar këtë natë si moment reflektimi, lutjeje dhe solidariteti mes besimtarëve.
Në një postim të publikuar në Facebook, Sali ka theksuar rëndësinë shpirtërore të kësaj nate për besimtarët myslimanë, duke bërë thirrje për paqe në botë, mirëqenie në familje dhe përparim për vendin dhe kombin. Ai ka vënë në pah nevojën për kujdes dhe kujtim të ndërsjellë, veçanërisht në kohë sfidash.
Sipas tij, Nata e Regaibit është një mundësi për t’u afruar më shumë me Zotin përmes lutjeve dhe për të forcuar vlerat njerëzore dhe shoqërore që kontribuojnë në një shoqëri më të drejtë dhe më të qetë.
Postimi i plotë i zv/kryeministrit Sali:
“Urime Nata e Madhe e Regaibit!
Qoftë kjo natë e mbushur me lutje dhe kujtim të njëri-tjetrit.
Në këtë natë, kur besimtarët myslimanë i drejtohen Zotit, le të lutemi për paqe në botë, për mirëqenie në familje dhe për të mirën e vendit e të kombit!
Zoti i pranoftë lutjet tona!
Gëzuar Natën e Regaibit!”



