Afrim Gashi mori pjesë në premierën e shfaqjes “Rinoqerontët” në Teatrin Shqiptar-Shkup

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se mbrëmë ka marrë pjesë në premierën e shfaqjes “Rinoqerontët” në Teatrin Shqiptar-Shkup.
“Një vepër e fuqishme artistike që reflekton mbi përgjegjësinë individuale, kërcënimin e integritetit njerëzor dhe lirinë e mendimit, me mesazhin për të mos e humbur njeriun brenda vetes, edhe kur turma zgjedh ndryshe. Përgëzime për trupin teatral për këtë realizim domethënës në skenën tonë kulturore”, ka shkruar Gashi, përcjell Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button