Zelensky i dërgon mesazh Belgjikës: Kërcënimet nga Rusia s’janë aq të frikshme kur s’e ke atë në kufi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se kërcënimet ligjore nga Rusia “nuk janë aq të frikshme sa kur Rusia është në kufijtë tuaj”.
Zelensky ka theksuar se, nga pikëpamja morale, është e drejtë të përdoren fondet ruse për t’iu kundërvënë sulmeve ndaj një vendi sovran.
Ai ka pranuar frikën për një veprim të mundshëm ligjor nga Rusia, por ka shtuar se, megjithatë, “nuk është aq e frikshme sa kur Rusia është në kufijtë tuaj”.



