Natasha Krstevska Caleva emërohet u.d shefe e Prokurores së Lartë Publike në Shkup

Këshilli i Prokurorëve Publikë ka emëruar Natasha Krstevska Caleva si ushtruese detyre e Prokurores së Lartë Publike në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, me mandat deri në zgjedhjen e shefit të ri, por jo më gjatë se gjashtë muaj.

Vendimi u mor në seancën e 33-të të Këshillit, të mbajtur më 12 dhjetor 2025, me fillim në orën 10:30. Emërimi i Krstevska Calevës ishte pika e vetme e rendit të ditës së seancës.

“Në seancën e 33-të të mbajtur më 12.12.2025, me fillim në orën 10:30, Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas miratimit të rendit të ditës, mori vendim për caktimin e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Lartë Publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, duke e zgjedhur për këtë funksion Natasha Krstevska Caleva – prokurore publike në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, deri në zgjedhjen e Prokurorit të Lartë Publik, për një periudhë jo më të gjatë se gjashtë muaj,” thuhet në njoftim.

Emërimi vjen pas përfundimit të mandatit të shefit të deritanishëm të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, Mustafa Hajrullahi, i cili dha dorëheqje më 9 dhjetor. Ai më herët ishte suspenduar pasi Prokuroria Themelore Publike e Shtipit kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për pesë vepra penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe një vepër “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Natasha Krstevska Caleva edhe më herët e kishte ushtruar funksionin e ushtrueses së detyrës së Prokurores së Lartë Publike, në muajin shkurt të këtij viti, gjatë periudhës së suspendimit të Hajrullahit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button