Mina dhe eksplozivë të sekuestruar para 15 vitesh dërgohen për asgjësim në Krivolak

Sot, në poligonin ushtarak “Krivolak”, do të asgjësohet një sasi e madhe minash dhe mjetesh shpërthyese të sekuestruara para 15 vitesh.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se, pas plot 15 vitesh, këto mjete do të transportohen nga kazermat “Gjorçe Petrov” drejt poligonit ushtarak “Krivolak” me automjete transportuese, kamionë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARM).

Asgjësimi do të kryhet në prani të Komisionit për shkatërrimin e armëve, pjesëve dhe komponentëve të armëve, municionit dhe materialeve shpërthyese. Procesi do të realizohet nga zyrtarë policorë të Njësisë për zbulimin dhe çmontimin e mjeteve shpërthyese, ekspertë të ARM-së, si dhe piroteknikë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, përmes detonimit të kontrolluar.

“Fakti që ky është rasti i parë i asgjësimit të këtij lloji të minave dhe mjeteve shpërthyese pas plot 15 vitesh, për fat të keq, tregon se më herët siguria e qytetarëve nuk është trajtuar me seriozitetin e duhur. Hapi i sotëm dëshmon qartë se me një qasje të përgjegjshme, përkushtim të vërtetë dhe udhëheqje profesionale, ky segment i sistemit të sigurisë më në fund po vendoset në nivelin që duhej të ishte prej kohësh,” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button