Dy të rinj nga Shkupi gjenden të vdekur brenda 24 orëve

Dy persona nga Shkupi, të moshës 25 dhe 36 vjeç, janë gjetur të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth 20 minuta pas mesnatës, në një shtëpi të braktisur në rajonin e Çairit është gjetur i vdekur E.P. (25) nga Shkupi. Ndërsa gjatë ditës së djeshme në polici është raportuar se në shtëpinë e një miku të tij në rajonin e Kisella Vodës është gjetur i vdekur B.P. (36) nga Shkupi.
Në të dy rastet, sipas mjekut të Ndihmës së Shpejtë, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion.



