Sali: Lahuta në UNESCO është dëshmi e vlerës sonë të lashtë kulturore

Lahuta është përfshirë zyrtarisht në listën e trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s, një zhvillim i rëndësishëm për kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar. Lajmi është pritur me entuziazëm nga u.d. i Alternativës, Bekim Sali, i cili ka përshëndetur këtë arritje me një deklaratë publike.

“Urime për përfshirjen e Lahutës në listën e trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s, një dëshmi e vlerës së saj të veçantë si element i lashtë i identitetit, kulturës dhe shpirtit tonë kombëtar,” shkruan Sali, duke e cilësuar vendimin një njohje të merituar për një traditë të rrallë artistike.

Ai thekson se lahuta ka qenë për shekuj një instrument që ka përcjellë “historinë, shpirtin dhe krenarinë tonë”, ndërsa vlerëson se ky sukses është fryt i punës dhe përkushtimit të specialistëve që përgatitën dosjen e aplikimit.

“Mirënjohje dhe urime të përzemërta grupit të punës për përkushtimin dhe profesionalizmin që e bëri të mundur këtë arritje të madhe,” shton Sali në reagimin e tij.

Përfshirja e Lahutës në UNESCO konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button