Cilat shtete po e bojkotojnë Eurovizionin dhe pse?

Spanja, Holanda, Irlanda, Sllovenia dhe Islanda kanë bërë të ditur se do ta bojkotojnë konkursin e këngës në Eurovizion vitin e ardhshëm.
Këto veprime erdhën pasi Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), që organizon Eurovizionin, miratoi pjesëmarrjen e Izraelit, pavarësisht thirrjeve në rritje për ta përjashtuar atë për shkak të luftës gjenocidale në Gaza.
Izraeli është akuzuar gjithashtu se ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në konkursin e fundit, në favor të kandidatit të vet.
Ja një përmbledhje e mënyrës se si disa prej shteteve e kanë arsyetuar bojkotin e Eurovizionit 2026:
• Transmetuesi irlandez RTÉ tha se po e bojkoton për shkak të “humbjeve të tmerrshme të jetëve në Gaza dhe krizës humanitare” në enklavë.
• Transmetuesi kombëtar i Sllovenisë tha se vendimi merret “në emër të 20.000 fëmijëve që kanë vdekur” në luftën e Izraelit në Gaza.
• RUV në Islandë deklaroi se “nga debati publik në vend dhe reagimet ndaj vendimit të EBU-së javën e kaluar është e qartë se nuk do të ketë as gëzim dhe as paqe rreth pjesëmarrjes së RUV-së” në konkurs. /Al Jazeera/



