Ibrahimi pas premierës së “Parku i Dorës”: Një film që flet për dhimbjen, mëshirën dhe fuqinë e marrëdhënieve njerëzore

Zeqirija Ibrahimi ka ndarë përshtypjet e tij pas premierës së filmit “Parku i Dorës”, ku mori pjesë së bashku me ushtruesin e detyrës së Kryetarit të Alternativës, Bekim Sali. Ai e ka vlerësuar filmin si një vepër artistike që prek thellë dhe sjell në fokus dimensione të rëndësishme njerëzore.

“Së bashku me Kryetarin e Alternativës, Bekim Sali, patëm kënaqësinë të ndjekim filmin ‘Parku i Dorës’, një vepër që flet për dhimbjen, mëshirën dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore,” shkruan Ibrahimi.

Në reagimin e tij, Ibrahimi e përgëzoi regjisorin Sabidin Aliu për mjeshtërinë e treguar në ndarjen e roleve dhe drejtimin artistik të ngjarjes filmike. “Regjisori Sabidin Aliu, me mjeshtëri, ka ndarë rolet, duke ia besuar rolin kryesor aktores Teuta Krasniqi dhe duke e pasuar ngjarjen me aktorin Shkëlqim Islami dhe talentin e tij,” theksoi ai.

Ibrahimi e përshkroi mbrëmjen si një natë të mbushur me art, emocion dhe kulturë, duke e vlerësuar premierën si një përkujtim të bukur për rolin që arti ka në jetën shoqërore.

“Premierat e filmave na rikthejnë në premierën e jetës,” përfundoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button