OBSH: 1 në 4 persona përballen me vështirësi në përballimin e kostove për shëndetin

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë vazhdojnë të mundojnë 1 në 4 persona në nivel global. OBSH dhe Banka Botërore  në raportin e fundit monitorues thonë se nga viti 2000 shumica e vendeve kanë bërë përparime të ndjeshme si në zgjerimin e mbulimit të shërbimeve shëndetësore, ashtu edhe në uljen e vështirësive financiare që lidhen me kostot e shëndetit.

Ekspertët thonë se Indeksi i Mbulimit të Shërbimeve u rrit nga 54 në 71 pikë ndërkohë, pjesa e njerëzve që përjetojnë vështirësi financiare nga pagesat e larta nga xhepi ra nga 34% në 26% midis 2000 dhe 2022.

Por pavarësisht përparimit, barrën më të rëndë e mbajnë të varfrit: 1.6 miliardë persona janë shtyrë më thellë në varfëri për shkak të kostove shëndetësore. Në total, 4.6 miliardë njerëz në botë ende nuk kanë akses në shërbime shëndetësore thelbësore, ndërsa 2.1 miliardë përballen me vështirësi financiare për të marrë kujdes mjekësor.

Barnat janë arsyeja kryesore e vështirësive financiare në 75% të vendeve ato përbëjnë të paktën 55% të pagesave nga xhepi. Tek njerëzit që jetojnë në varfëri, barra është edhe më e rëndë, me 60% të gjithë shpenzimeve shëndetësore të dedikuara për barna.

Edhe pse vendet me të ardhura të ulëta kanë bërë përmirësimet më të shpejta, ato ende përballen me boshllëqet më të mëdha. Në vitin 2022, 3 nga 4 persona ndër shtresat më të varfra përjetuan vështirësi financiare për shkak të kostove shëndetësore, kundrejt më pak se 1 në 25 ndër më të pasurit.

Raporti paralajmëron se pa ritëm më të shpejtë progresi, deri në vitin 2030 Indeksi i Mbulimit të Shërbimeve pritet të arrijë vetëm në 74 pikë, ndërsa gati një në katër njerëz në botë do të vazhdojnë të përballen me kosto të papërballueshme shëndetësore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button