Kryetari i Kuvendit pret Adem Çuçulin, kryetarin e sapozgjedhur të Komisionit Antikorrupsion

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka mirëpritur kryetarin e ri të Komisionit Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul.
“Me kënaqësi prita kryetarin e sapozgjedhur të Komisionit Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit, z. Adem Çuçul, i cili dha deklaratën e tij solemne para meje si Kryetar i Kuvendit. Me këtë akt, ai shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në forcimin e mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në vend, duke vepruar me ndershmëri, integritet dhe profesionalizëm. E uroj përzemërsisht për detyrën e re dhe i dëshiroj suksese në misionin e tij të rëndësishëm për shoqërinë tonë!”, ka shkruar Gashi.



