Derbi i zjarrtë mbyllet pa fitues, Fenerbahce dhe Galatasaray ndajnë pikët

Fenerbahçe barazoi 1–1 me Galatasaray falë golit të Duran në minutat shtesë, duke u hequr rivalëve të përjetshëm mundësinë për tu shkëputur në krye të kampionatit.

Ndeshja ishte e tensionuar dhe zgjati mbi 100 minuta, me të dyja ekipet që u përpoqën të menaxhonin presionin. Galatasaray kaloi e para në avantazh në minutën e 27-të me një goditje të Sane, e cila ndryshoi trajektore pas një devijimi.
Fenerbahçe kërkoi vazhdimisht barazimin dhe pati një gol të anuluar në fund të pjesës së parë. Përpjekjet e skuadrës vendase u shpërblyen në minutën 90+5, kur Duran realizoi me një goditje me kokë.

Me këtë rezultat, diferenca midis dy ekipeve mbetet vetëm një pikë, me Galatasarayn që mbetet në vendin e parë. Trabzonspor qëndron gjithashtu pranë kryesuesve, dy pikë larg vendit të parë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button