Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi në fushën e ushqimit hallall

Një memorandum mirëkuptimi (MoU) midis Agjencisë së Akreditimit Hallall të Turqisë (HAK) dhe Autoritetit Saudit të Ushqimit dhe Barnave (SFDA) për bashkëpunim në fushën e ushqimit hallall u nënshkrua të mërkurën në Samitin Botëror të Hallallit, transmeton Anadolu.
Samiti Botëror i Hallallit dhe Ekspozita Hallall filluan njëkohësisht të mërkurën në Stamboll, duke bashkuar pjesëmarrësit e sektorit nën temën kryesore “Forcimi i Industrisë Hallall nëpërmjet Inovacionit dhe Ekselencës”.
Edicioni i 11-të i Samitit dhe Ekspozitës Botëror të Hallallit zhvillohet nga 26 deri më 29 nëntor, nën kujdesin e Presidencës së Turqisë, me Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OIC) dhe disa institucione, përfshirë Ministrinë Turke të Tregtisë dhe Agjencinë e Akreditimit Hallall. Agjencia Anadolu është partneri global i komunikimit të eventit.
Marrëveshja mbulon tema të tilla si ndarja e përvojave në produktet hallall, inkurajimi i vizitave dhe takimeve të ndërsjella, organizimi i programeve, kurseve të trajnimit, seminareve dhe punëtorive, si dhe ndarja e informacionit mbi pjesëmarrjen në konferenca, forume dhe ngjarje ndërkombëtare.


