Rusia pretendon se forcat e saj kanë marrë kontrollin e një fshati në Ukrainën lindore

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll një fshat në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës brenda 24 orëve të fundit, duke njoftuar një sërë avancimesh në disa zona të vijës së frontit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë avancuar më thellë në mbrojtjen ukrainase dhe kanë marrë nën kontroll fshatin lindor Orestopil, së bashku me shtatë vendbanime të tjera gjatë javës së kaluar.
“Pastrimi i militantëve ukrainas nga fshati Rog (Roh) në rajonin e Donetskut ka përfunduar”, tha ministria duke shtuar se Danylivka dhe Vovche në rajonin Dnipropetrovsk si dhe Novouspenivske, Nove, Solodke dhe Rybne në rajonin Zaporizhzhia janë marrë gjithashtu.
Ukraina nuk i ka konfirmuar pretendimet ruse, të cilat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.



