30 ditë paraburgim për katër të dyshuar për ryshfet në programin IPARD

Katër të dyshuarve për dhënie dhe marrje ryshfeti, mes tyre edhe drejtorit aktual të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi, Gjykata Penale e Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Personi i pestë i dyshuar është vendosur në arrest shtëpie.

Të gjithë dyshohen për dhënie ryshfeti dhe shpërblim për ndikim të paligjshëm. Janë kryer kontrolle në disa lokacione nën dyshimin për vepra penale me karakter korruptiv, gjatë të cilave janë gjetur shuma të konsiderueshme parash.

Nga partia LSDM kanë reaguar me një sërë akuzash dhe kanë kërkuar përgjegjësi për rastin. Ministri i Bujqësisë, Tripunovski, ka kërkuar nga institucionet që ta hetojnë plotësisht rastin dhe të ndëshkohen të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button