11 persona arrestohen pasi shpërthejnë protesta para ndeshjes Aston Villa – Maccabi Tel Aviv

Policia arrestoi 11 persona gjatë demonstratave të tensionuara që shpërthyen para ndeshjes së ngarkuar politikisht të Europa League mes Aston Villës dhe Maccabi Tel Aviv nga Izraeli, e zhvilluar në Birmingham.

Mbështetës pro-palestinezë dhe pro-izraelitë u mblodhën të enjten në mbrëmje jashtë stadiumit për të protestuar, por pavarësisht tensioneve, ndeshja u zhvillua pa ndërprerje të mëdha.

Takimi, në të cilin vendasit fituan 2-0 ndaj Maccabi Tel Avivit në Villa Park, u mbajt nën masa të rrepta sigurie.

Policia e West Midlands tha pas ndeshjes se të arrestuarit ishin të gjithë meshkuj dhe djem të moshës nga 17 deri në 67 vjeç. Shumica e tyre u ndaluan për “shkelje publike me motiv racor”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button