Arrestohet një person në Gjevgjeli, iu gjet drogë në shtëpi

Më 6 nëntor 2025, rreth orës 14:45 në Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Strumicë – Njësia në Gjevgjeli arrestuan A.K. (45) nga Gjevgjelia.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur kokainë, sende me mbetje të substancës së bardhë pluhurore dhe objekte me mbetje të materies bimore.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button