UNRWA: 20% e fëmijëve në Gaza mungojnë “vaksinat thelbësore”

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka njoftuar një fushatë të re vaksinimi për fëmijët në Gaza, ku sipas saj një në pesë fëmijë nuk i ka marrë “vaksinat thelbësore”.

Fushata, e cila synon të arrijë deri te 44.000 fëmijë, do të përfshijë gjithashtu kontrolle për kequshqyerje.

“UNRWA, nga ana e saj, do të kontribuojë përmes 24 qendrave shëndetësore dhe pikave mjekësore në gjithë Rripin e Gazës — duke mbështetur këtë përpjekje jetike për të rikthyer kujdesin bazë për fëmijët e Gazës”, thuhet në deklaratën e agjencisë. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button