Chelsea gati ofertën bombastike për Rafael Leaon

Gjiganti londinez, Chelsea po përgatit një ofertë prej 120 milionë eurosh për yllin e AC Milan, Rafael Leao.
Portugezi ka shkëlqyer këtë sezon dhe shihet si përforcimi ideal për skuadrën e Enzo Marescës.
Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, por londinezët janë gati të testojnë qëndrueshmërinë e klubit me një super ofertë.



